Haaland: Nuk jemi të pathyeshëm, por do bëjmë gjithçka për të fituar Champions League

Manchester City dhe Inter do të ndeshen më 10 qershor për finalen e Champions League në Stamboll. Erling Haaland, padyshim emri më i lakuar në futbollin anglez dhe jo vetëm, shpreson dhe beson te fitimi i titullit, por gjithashtu e pranon se zikaltërit nuk duhen nënvlerësuar.
“Ne besojmë te fitimi i Champions League. Do të bëjmë gjithçka për të realizuar ëndrrën tonë. Ne nuk ndihemi të pathyeshëm, por skuadra ime është e mbushur me lojtarë të rëndësishëm.

Pastaj është Pep Guardiola. Për mua është nder të stërvitem prej tij. Ai na i bën gjërat shumë të thjeshta dhe gjithmonë ia dalim të zhvillojmë një futboll të bukur”, u shpreh Haaland.