Ylli i Manchester City, Erling Haaland ka folur në lidhje me formën e tij.
Haaland ka shijuar një fillim rekord të jetës në ligën angleze pas transferimit të tij gjatë verës nga Borussia Dortmund, dhe tashmë është shumë përpara në garën për Këpucën e Artë 2022-23.
Në 12 ndeshje sa ka zhvilluar gjithsej në Premier Ligë ka shënuar plotë 18 gola dhe ka dhuruar tri asistime.
Së fundmi ai ishte pjesë e një interviste, në të cilën u pyet nëse mbrojtësit e ligës angleze i frikësohen atij.
“Unë nuk e di. Ju duhet t’i pyesni ata. Ata ndoshta do të thonë jo, por ndoshta janë të frikësuar”, tha ai për ‘Box to Box’.
Haaland po kalon në formë të mirë edhe në Ligën e Kampionëve, pasi ka shënuar pesë gola në katër takime sa ka zhvilluar gjithsej.