Haaland kritikoi lojtarët e Cityt: Nuk ishim mjaftueshëm të mirë, ky është një sezon i tmerrshëm

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, beson se sezoni aktual nuk është i kënaqshëm për klubin e tij, pasi përfunduar herët garat për trofeun e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve.

City do të përpiqet të fitojë të paktën një trofe nesër (e premte) në finalen e Kupës FA kundër Crystal Palace në orën 17:30.

Për këtë ‘dështim’ të klubit nga Etihad ka folur sulmuesi Haaland, i cili e ka kritikuar paksa ekipin.

“Ky sezon ka qenë i vështirë. Nuk është mirë të humbasësh kaq shumë ndeshje. Është e mërzitshme, nuk është argëtuese. Kjo është arsyeja pse duhet ta përfundojmë mirë sezonin dhe të fitojmë një trofe”, ka thënë fillimisht Haaland për BBC.

“Është një zakon i mirë të shkosh në Wembley, është gjithmonë e rëndësishme të fitosh trofe. Kemi finalen e Kupës FA për të luajtur në një sezon të tmerrshëm”.

“Kur fiton katër tituj radhazi dhe nuk fiton të pestin, atëherë nuk do të jetë një sezon i suksesshëm. Ne vendosëm standarde të tilla. Nuk bëmë mirë në ligë, por ende shpresojmë të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve”, përfundoi sulmuesi.

 

 

Haaland erdhi te City nga Dortmundi në qershor të vitit 2022 për 60 milionë euro, dhe golat e tij ndihmuan klubin të fitonte dy Liga Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe Superkupën e Evropës.

Këtë sezon, ai bëri 41 paraqitje në të gjitha garat, ku shënoi 30 gola dhe dha katër asistime.