Një gyp i ujësjellësit që ka shpërthyer në fshatin Kondovë ka krijuar kënetë e cila po u pengon banorëve. Ata thonë se aty po mblidhen mbeturina dhe gjallesa të ndryshme, ndërkohq ankohen se edhe ujin e bën të pa pijshëm.
Ky problem afërsisht 2 muaj e gjysmë. Së pari kam telefonuar Drejtorinë e ujësjellësit të Qytetit, e kam paralajmëruar edhe ekipin teknik që gjendet në Saraj, e di edhe komuna, ju kam treguar edhe fqinjëve të mi mirëpo deri tani asnjëri nuk ka marrë masa.
Komuna çfarë thotë?
-Komuna në realitet ekipi që merret me eliminimin e këtyre gjërave, përmirësimin riparimin më kanë thënë se do vijmë sot do vijmë nesër u bë ja 2 muaj e gjysmë kurrsesi nuk vijnë.
TV21 pyeti kryetarin e komunës së Sarajit Blerim Bexhetin se kur do të rregullohet ky problema në këtë lagje. Ai tha që sot e kanë njoftuar për këtë defekt dhe se së shpejti do të merren masa.
“Një banor i fshatit Kondovë sot është drejtuar në komunë. Së shpejti do të merren masa.”- tha Blerim Bexheti Kryetar i Komunës Së Sarajit.
Ndryshe banorët thonë se ky problem ka qe dy muaj dhe se që në fillim komuna është njoftuar.
Ndryshe në këtë lagje banojnë rreth 30 shtëpi.






