Guvernatorja e Bankës Popullore parashikon rritje të inflacionit

Guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezoska njofton për një rishikim të inflacionit të parashikuar prej 2.2 përqindëve. Angelovska-Bezoska tha se duke pasur parasysh lëvizjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, një rishikim i moderuar lart i inflacionit ka të ngjarë të bëhet me parashikimet e ardhshme makroekonomike.

ANITA ANGELLOVSKA-BEZOVSKA- GEVERNATORE E BANKËS POPULLORE

“Me ciklin e parashikimeve të prillit, ne parashikuam një normë inflacioni prej 2.2 përqind, por duke gjykuar nga zhvillimet e fundit në inflacion, si dhe parashikimet, veçanërisht për lëvizjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, me siguri do të bëjmë një rishikim të moderuar lart të inflacionit. Kjo do të bëhet me ciklin e ri të projeksioneve makro–ekonomike i cili është në përfundim.”

Guvernatorja përsëriti se strategjia optimale është strategjia e mbajtjes së një kursi këmbimi të qëndrueshem dhe arsyja për këtë , siç tha ajo , është struktura e ekonomisë vendase. Inflacioni tani për tani pritet të mbetet në kornizat e mesatares siç parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sa i përket stabilitetit të denarit, guvernatorja përsëriti se strategjia optimale është strategjia e mbajtjes së një kursi këmbimi të qëndrueshëm, dhe arsyeja për këtë, siç tha ajo, është struktura e ekonomisë së brendshme.