Guvernatori i Luhanskut: Shanse të vogla për të mbijetuar në shkollë

Guvernatori i rajonit Luhansk të Ukrainës ka dhënë më shumë detaje rreth asaj që ai thotë se ishte një sulm ajror rus në shkollën që strehonte civilët në fshatin Bilohorivka.

Serhiy Haidai iu tha gazetarëve: “Një avion bombardues hyri në një shkollë. Fatkeqësisht, ajo është shkatërruar plotësisht… Ishin 60 njerëz të fshehur nga granatimet…

“Duke marrë parasysh se ishte një avion bombardues, jo një predhë artilerie, kur ndodhi shpërthimi, temperatura ishte e lartë. Sigurisht, punonjësit tanë të Urgjencës së Shërbimit Shtetëror do të përpiqen të pastrojnë mbeturinat sa më shpejt që të munden, por shanset që njerëzit të jenë ende të gjallë janë të vogla, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Por ne shpresojmë për më të mirën. Pak më vonë, kur të pastrohen mbeturinat, unë do të raportoj për situatën. Ndoshta dikush do të qëndrojë në të vërtetë gjallë”.