Shtetet e Bashkuara po veprojnë me pandëshkueshmëri dhe besojnë se fuqia e tyre ka më shumë rëndësi se e drejta ndërkombëtare, ka thënë kreu i OKB‑së për BBC‑në.
Antonio Guterres tha se bindja “e qartë” e Washingtonit është se zgjidhjet shumëpalëshe janë të parëndësishme.
Ai shtoi se ajo që me të vërtetë ka rëndësi është “ushtrimi i fuqisë dhe ndikimit të Shteteve të Bashkuara dhe, në raste të caktuara, edhe në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare”.
Komentet e tij vijnë disa javë pasi SHBA-ja sulmoi Venezuelën dhe kapi presidentin e saj dhe në kontekstin e kërcënimeve të përsëritura të Donald Trump për të aneksuar Groenlandën.
Guterres tha se ai beson se parimet themeltare të OKB‑së, përfshirë barazinë e shteteve anëtar, tani janë nën kërcënim.
Presidenti Trump më parë ka qenë shumë kritik ndaj Kombeve të Bashkuara.
Në adresimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të vitit të kaluar, ai vuri në pikëpyetje vetë qëllimin e organizatës, duke pretenduar se ai kishte “vënë fund shtatë luftërave të pashmangshme” dhe se OKB “madje as nuk u përpoq të ndihmonte në asnjërën prej tyre”.
“Më vonë kuptova se OKB‑ja nuk ishte aty për ne,” tha ai.



