Guterres i alarmuar nga përshkallëzimi Izrael-Iran, bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruae se mund të ketë “pasoja të mëdha” nëse luftimet midis Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen.

Guterres thotë se është i alarmuar nga  “përshkallëzimi ushtarak i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Iranit”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Shefi i OKB-së përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm, duke shtuar se çdo “ndërhyrje e mëtejshme ushtarake mund të ketë pasoja të mëdha, jo vetëm për ata që janë të përfshirë, por për të gjithë rajonin dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi”.