Guteresh: Rritet numri i dhunës familjare në botë

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh paralajmëron në një video mesazh për “rritje të frikshme globale” të dhunës familjare në krizën me koronavirusin dhe u bën thirrje qeverive të bëjnë përpjekje më të mëdha për të penguar dhunën ndaj grave.

“Jemi në dijeni se izolimi dhe karantina janë të nevojshme për luftën kundër COVID-19. Por, ata mund të jenë edhe një kurth për gratë me partnerë të dhunshëm”, publikoi Guteresh në tuiter.

“Shumë gra dhe vajza janë të ekspozuara në rrezik të madh ku duhet të jenë më të sigurta. Në shtëpitë e tyre”.

Në disa vende, dyfish është rritur numri i grave të cilat paraqiten në shërbimet për mbështetje, punonjësit shëndetësorë dhe policia janë të mbingarkuar dhe nuk janë të mjaftueshëm, ndërsa grupet lokale për mbështetje janë “paralizuar” nga mungesa e mjeteve, theksoi shefi i KB-së.

Ai u bëri thirrje qeverive në mbarë botën të sigurojnë ndjekje të vazhdueshme të dhunuesve, të vendosin sistem të krizës në farmacitë dhe dyqanet dhe t’i shpallin strehimet për shërbim bazë./MIA