Gurbetçarët kërçovarë nga Vjena, sjellin ndihmë humanitare për familjet me vështirësi sociale

Shoqata humanitare kërçovare nga Vjena, e mbështetur nga kërçovarë që jetojnë dhe punojnë në Austri, mblodhën 6.500 euro dhe përgatiti 180 pako ushqimore për t’u shpërndarë në Kërçovë dhe zonat përreth.

Koordinatori i kësaj ndihme humanitare, Bashkim Bajrami, në koordinim me komunitetet lokale, tha se paketat duhet të arrijnë te familjet me vështirësi sociale, të cilët kanë nevojë për ndihmë në këto periudha të vështira për shkak të gjendjes me koronavirusin.