Manchester City pret që Ilkay Gundogan të largohet gjatë verës, dhe t’i bashkohet Barcelonës, shkruan Goal.
Mesfushori gjerman iu bashkua Qytetarëve më 2016, dhe ka kontratë deri në qershor të këtij viti.
Klubi është i gatshëm t’ia bëjë një ofertë afatshkurtër, mirëpo rrezikon që ta humbë si agjent të lirë në fund të këtij stinori, sipas Sport.
Për më tepër, gjithnjë e më të shpeshta po janë spekulimet që ai do të largohet në drejtim të Barcelonës.




