Gucati vjen në Kosovë për ta vizituar nënën e sëmurë (VIDEO)

 

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati, ka qëndruar për disa orë në Kosovë.

Arsyeja e vizitës së tij tek familja ishte nëna e sëmurë.

Kështu njoftoi për Klan Kosova djali i tij Musliu.

Ish-numri një i OVL UÇK-së po e vuan dënimin prej katër vjet e tre muaj burgim në Hagë.

Atij dhe zëvendësit të tij, Nasim Haradinajt, iu hoqën tre muaj burgim nga Apeli i Speciales, pasi që fillimisht ata ishin dënuar nga katër vjet e gjashtë muaj burgim/ Klankosova.tv