Rico Lewis është tinejxheri që mori mbrëmë vëmendjen e të gjithëve, me paraqitjen e tij brilante në Champions League.
Skuadra e Manchester City e mbylli fazën e grupeve me një fitore kundër Sevilla, ndeshje në të cilën debutoi Lewis. Debutimin e tij e shënjoi me gol.
Pas ndeshjes, disa komente për të riun ka dhënë edhe Pep Guardiola, duke thënë se debutimi për të s’ishte dhuratë por diçka që e fitoi vet lojtari.
“Ne nuk bëjmë dhurata… ai duhet t’i fitojë. Ne e kemi parë atë që nga dita e parë në para-sezon dhe unë thash se ky djalë ka diçka speciale”, ka thënë Guardiola, përcjell lajmi.net.
“Ai është kaq i zgjuar, aq inteligjent. Nëse thua diçka, ai e kupton menjëherë. Jam shumë i lumtur”, shtoi tutje Pep.
Lojtari i lindur në vitin 2004 ka një kontratë valide deri në vitin 2025 me Man City. Skuadra do të punojë për rinovimin e kësaj kontrate.




