Guardiola për Napolin: Është skuadra më e mirë në Evropë

Trajneri i Man City, Pep Guardiola ka komentuar në lidhje me skuadrën e Napolit.
Skuadra e Amir Rrahmanit është në një formë jetësore këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Ata janë lider në Serie A, me një diferencë prej 18 pikëve nga vendi i dytë. Interi.

Në Ligën e Kampionëve ata bën histori, duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Së fundmi në lidhje me ekipin italian ka komentuar trajneri i Cityt, Guardiola.

Sipas katalanasit, liderët e Serie A janë skuadrat më e mirë në Evropë këtë vit.

“Napoli është ndoshta skuadra më e mirë në Evropë këtë vit, për sa i përket stilit të lojës… afër Arsenalit”, u shpreh ai për ‘Sky Sports’.

Skuadra e Man City mund të takohen me Napoli në kuadër të çerekfinales, me shortin që do hidhet nesër në orën 12:00.