Guardiola komenton transferimin e Julian Alvarez te Man City

Alvarez ishte një nga lojtarët më të kërkuar në këtë merkato, sidomos në Serie A. Skuadrat e Serie A nuk i mbijetuan rivalitetit me Man City dhe humbën garën për lojtarin.

Për transferimin e sulmuesit premtues, disa fjalë ka thënë edhe Pep Guardiola, i cili ka vlerësime pozitive.

“Urime skuadrës për punën që bëjnë në të tashmen, por edhe për të ardhmen. Është lojtar që mund të jetë tashmë me ne, por kemi mjaftueshëm lojtarë dhe nuk dua të kem shumë lojtarë në të njëjtën pozitë”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Më e mira është që ai të qëndrojë te River, ku ka bërë shumë mirë. Në fazën tjetër parasezonale ai do të jetë me ne. Pastaj vendosim çfarë ndodh. Jam personalisht i kënaqur të kem këtë lojtar të talentuar e të ri për vitet tjera”, shtoi spanjolli.

Alvarez do të vazhdojë sezonin si i huazuar te River Plate, deri në përfundimin e Copa Libertadores.