Guardiola: Interi skuadër impresionuese, mund të na mposht

Pep Guardiola ka folur për sfidën me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Stamboll më 10 qershor duke i konsideruar italianët si një skuadër e fuqishme dhe që mund t’i mposht ata.
Kjo është finalja e parë evropiane për ‘Nerazzurrët’ që nga viti 2010 kur ata edhe e fituar këtë trofe nën drejtimin e Jose Mourinhos.

“Kam filluar të shikoj disa minuta të Interit, disa situata dhe jam i impresionuar”, tha Guardiola për ‘GDS’, përcjellë lajmi.net.

“Ajo që bëjnë dhe gjuha e tyre e trupit është mbresëlënëse. Pasi i pashë, telefonova disa miq të mi në Itali për t’i pyetur se çfarë mendojnë. Të gjithë më thanë të jem në gatishmëri sepse e kanë seriozisht. E dija tashmë, e kisha kuptuar tashmë duke parë ato pak minuta dhe ato situata.”, shtoi spanjolli.

Tutje trajneri i Cityt ka thënë se fakti që ata e kanë fituar këtë garë tri herë është një tregues që mund ta fitojnë edhe kësaj radhë.

“Sigurisht, Interi mund të na mundë, ata tashmë e kanë fituar këtë trofe tre herë dhe ne nuk e kemi bërë kurrë, por ne duam të luajmë më mirë që të mos ndodhë më”, vazhdoi ish-trajneri i Barcelonës që ka fituar. Ligën e Kampionëve një herë si trajner, duke humbur finalen 2020-21 në krye të Cityt.

Interi është vetëm një nga tre klubet e Serie A që kanë arritur në një finale evropiane këtë sezon. Roma e Mourinhos do të përballet me Sevillan në Evropa Ligë, ndërsa Fiorentina do të takohet me West Hamin në finalen e Konferencës./Lajmi.net/