Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur për pasionin e tij për veturat elektrike.
“Ne duhet të provojmë që t’ia japim një botë më të mirë gjeneratës së ardhshme, dhe mendoj që veturat elektrike janë një hap i madh përpara sa i përket qëndrueshmërisë”, ka thënë Guardiola.
“Kur e nget për herë të parë, është e vështirë të kthehes prapa. E vozis një që dy vjetët e fundit dhe është e mrekullueshme”.
Këto fjalë Guardiola i tha në prag të derbit lokal midis Cityt dhe Manchester United që zhvillohet të shtunën.