Guardiola flet për planet e Cityt në merkato

Pep Guardiola ka folur së fundmi për planet e Manchester Cityt në merkaton aktuale verore.
Kampioni anglez deri tani ka transferuar vetëm Mateo Kovacic nga Chelsea, ndërsa ka larguar Ilkay Gundogan, kurse Riyad Mahrez është shumë afër largimit gjithashtu, transmeton lajmi.net.

Guardiola paralajmëroi se do të ndodhin shumë gjëra, por se ai nuk mund të tregojë asgjë më shumë.

“Unë mendoj se shumë gjëra do të ndodhin. Unë nuk mund të përgjigjem”, tha Guardiola.

Po ashtu, Guardiola foli edhe për situatën e Kyle Walker, i cili pritet t’i bashkohet Bayernit.

“Unë dua më të mirën për lojtarët e mi, unë kam folur me Kyle dhe gjithçka ishte mirë. Ne do të shohim se çdo të ndodhë”, tha Guardiola.