Pep Guardiola dhe Darwin Nunez u përfshinë në një diskutim të nxehtë pas përfundimit të sfidës mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.
Liverpooli udhëtoi për në Mançester të shtunën në përpjekje për të siguruar një fitore që do t’i dërgonte ata në krye të tabelës në Ligën Premier.
25 minutat e parë ishin të qetë deri në momentin kur një gabim i Alisson e lejoi Nathan Aken të dhurojë një asistim për Haaland dhe norvegjezi shënoi për t’i dhënë Cityt epërsinë prej 1-0 pas pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 79-të, Alexander-Arnold shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.
Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Nunez dhe Guardiola u desh të ndaheshin pasi dyshja në fjalë po shkëmbenin fjalë me njëri tjetrin me tone të larta.






