Grupi i Kumanovës uron Albinin e Vjosën për fitoren e madhe

Zgjedhjet në Kosovë!

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, dëshmuan rëndësinë e madhe, se vendi ynë ka nevojë për ndryshime, pra këto zgjedhje ishin të veçanta!

Maturia dhe vullneti qytetarë që ju drejtuan kutive të votimit, ishin treguesi kryesorë se qytetarët e Kosovës, kanë vendosur për ndryshimin e madhë, dhe nuk lejojnë më qe një kastë e vjetër e kriminale, e shpërndarë në të gjitha partitë humbëse në këto zgjedhje,të luaj me të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe të Kosovës…!
Fitorja bindëse e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, tregon se po vjen një frymë e re politike te Shqiptarët, e cila besojmë që do ndikojë me fitore të tilla, edhe te partitë reformatore shqiptare gjithëandej në trojet tona, dhe sidomos tek vëllezërit tanë në Maqedoninë e Veriut, në zgjedhjet e ardhshme!
Një urim i veçantë për fitoren e sotme shkon, për liderët tanë politik Albin Kurti dhe Vjosa R. Osmani.
Urime mbarë Kombit Shqiptar.