“Grup kriminal”/ Naim Miftari përsëri ‘godet’ Blerta Deliun: Shefat t’u po gjykohen në Hagë për vrasjen e shqiptarëve

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përsëri ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Blerta Deliut, e cila akuzoi kunatin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut se po akuzohet për terrorizëm në Maqedoni.

Miftari në reagimin e tij, thotë se shefat e Blertës, po akuzohen në Gjykatën Speciale si grup kriminal.

Sipas Miftari, kjo Gjykatë, e cila është votuar në Kuvendin e Kosovës edhe nga Blerta dhe PDK-ja, në aktakuzën e saj, po i akuzon se gjatë dhe pas luftës ky grup kriminal ka vra vetëm shqiptarë për me ardhë në pushtet.

Reagimi i plotë i Naim Miftarit:

S’ka faj grupi i UÇK-së i Kumanovës, por fajin e ka Vetingu që po ju dhemb PDK-LDK edhe AAK!

Albulena Haxhiut s’kanë ku ja ngjesin Pronto e Grenell, Çakorr mafia naj etiketim tjetër për korrupcion, hajni, tradhti, gënjeshtra, poshtërsi, amoralitet,…. siç i kanë vet këto, prandaj qohet ajo balukja Blerta zëdhënsëja e Ilmi Reçices (Petritit, SHIK-ut) i sulmon për terrorizëm ata, thotë kunati i juaj eshtë i dënuar për terrorizëm nga pushteti gjykata Sllave e Nikolla Gruevskit!

Kurse shefat krysorë e partisë të balukes Blertës edhe të Ilmi Reçicës janë kah gjykohen tani në Hagë nga Gjykata Speciale e Kosovës që balukja edhe vet e ka votuar këtë gjykatë, dhe po cilësohen në aktakuzë si një grup kriminal që gjatë luftës dhe pas luftës për me ardhë në pushtet vet me çdo çmim kanë vra vetëm shqiptarë!