Gruevski: Asnjëherë nuk kam ikur, jam strehuar përkohësisht për shkak përndjekjes politike

Ish kryeministri në arrati Nikolla Gruevski, në rrjetin social fejsbuk, i është drejtuar prokurores Villma Ruskovska, e cila, gjatë ditës së sotme, ka thënë se Gruevski kishte dëshirë të përballej në zgjedhje por jo edhe më drejtësinë.
Gruevski ka thënë se asnjëherë nuk ka ikur nga drejtësia, dhe se deri në momentet e fundit ka prezantuar në seancat gjyqësore.
“Kur u shterën gjitha mundësitë që ta dëshmojë të vërtetën, i ballafaquar me padrejtësitë dhe mesazhet për likuidim të cilat i merrja, vendosa të largohem nga vendi dhe përkohësisht të strehohem nga përndjekja politike ndaj mua”, ka shkruar Gruevski në fejsbuk.