Grubi: Uroj që deputetët e opozitës të votojnë për Kryeministrin e parë shqiptar

Zv.kryeministri i parë Artan Grubi nëpërmjet një video ka treguar atmosferën në Kuvend duke theksuar se të gjitha fytyrat janë të buzëqeshura dhe duke uruar se opozita do të votojë.

“Të gjmitha fytyrat janë të qeshura në Kuvend , nuk shoh që dikush ka ndonjë hidhërim ndoshta opozita. Uroj që deputetët e opozitës të votojnë për Kryeministrin e parë shqiptar”, u shpreh Grubi.