Grubi: Tentativat për rrëzimin e Qeverisë në Shkup ishin skenar rus

Zëvendës kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi në një prononcim ekskluziv për Opinion që transmetohet në Klan duke folur për krizën në ukrainë dhe luftën që po zhvillohet atje bëri një traektore interesante lidhur me këtë rast duke thënë se tentimi i opozitës së bashkuar shqiptaro-maqedone për të rrëzuar qeverinë së bashku me “Levicën” ishte skenar i përgatitur nga Rusia, raporton indeks.mk

“Ishte një skenë kur u “paraqit”, një 61-sh i ri për të rrëzuar qeverinë, por sot flitet se ishte skenar rus”, tha mes tjerash Grubi.

Ai foli edhe për partinë dhe filialen e Putinit në Shkup.

“Putini ka filialen e tij në Shkup që udhëhiqet nga kryetari Janko Baçev”, deklaroi ai.