Grubi: Tejkalohen pengesat për ndërtimin e shkollës në Vizbeg dhe shkollës në Bllacë!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nëpërmjet Facebook-ut bëri të ditur se janë tejkaluar pengesat për ndërtimin e shkollës në Vizbeg dhe në Bllacë, përcjell TV21.

Ai thekson se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe programi për investime kapitale duke përfshirë shkollën në Vizbeg bashkë me atë të Bllacës.

Me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Transportit u tejkaluan të gjitha pengesat për ndërtimin e shkollës në Vizbeg, ndërsa në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua edhe programi për investime kapitale duke përfshirë këtë shkollë në Vizbeg bashkë me atë të Bllacës”, shkruan Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë.