Grubi: S’mund të ketë kthim të Marrëveshjes së Ohrit dhe të Prespës

Deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grbui në Kuvend para deputetëve tha se “s’mund të ketë kthim të Marrëveshjes së Ohrit apo të Prespës”.

Grubi në Kuvend përmendi edhe të arriturat BDI-së duke emëruar shqiptarë në në krye të institucioneve, si kryekuvendari, kreu i FFM-së dhe më herët kur janë zgjedhur shqiptarë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes apo ombudsman shtetëror dhe se me këto veprime shteti është bërë më i fuqishëm.

“Për çdo qeveri të ardhshme që do të krijohet ka një mesazh: s’ka kthim prapa nga Marrëveshja e Ohrit, Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi me Bullgarinë”, tha mes tjerash Grubi.