Grubi-Nygaard: Fondi Investues Shtetëror Norvegjez mbështet Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në kabinetin e tij ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të Fondit Investues Shtetëror Norvegjez, Hans Kristian Nygaard.

Siç informojnë nga kabineti i tij, Grubi ka njoftuar Nygaardin se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka marr vendim afirmativ për investimin e kontraktuesit privat NORMAK në zonën e lirë ekonomike të Tetovës dhe njëherësh njoftoi atë se që janë përmbushur të gjitha formalitetet.

Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Investues Shtetëror
Norvegjez, Hans Kristian Nygaard ka informuar Grubin se do të angazhohet në zonën e lirë ekonomike në Tetovë që të ketë investime tjera të reja përmes së cilave do të hapen dhe mundësi për punësim të banorëve të atij rajoni, informojnë nga zyra e zëvendëskryeministrit të parë.