Grubi: Ne fituam me votat shqiptare dhe jo me votat e VMRO-së dhe Levicës

Grubi në ClickPlus është shprehur se BDI në këto zgjedhje lokale ka fituar me votat shqiptare dhe jo me votat ë VMRO-së dhe Levicës siç kanë bërë Aleanca dhe Besa.

“Ne kemi fituar me votat shqiptare. Shqiptarët kanë vendosur në këto zgjedhje se kush do të jetë përfaqësuesi i tyre dhe këtë më së miri ne e dëshmojmë me votat. Ne kemi humbur në Tetovë dhe Gostivar nga koalicioni i partive opozitare shqiptare me VMRO-në dhe Levicën. Ne bëmë koalicion me shqiptarët dhe ashtu fituam”, ka thënë Grubi./TV21