Grubi: Me keqardhje ndoqa skenat në ndjeshjen Shkupi-Shkëndija, janë për tu dënuar (Video)

Zv.kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi, ka shprehur keqardhje për skenat që kanë ndodhur dje në ndeshjen futbollistike Shkupi-Shkëndija, shkruan gazeta LAJM.

“Me shumë keqardhje ndoqa edhe skenat në stadiumin e Çairit edhe skenat në ndeshjen kur isha në stadiumin e Tetovës kur isha mes dy klubeve Shkëndija-Shkupi, ofendime nga të dyja anët. Herë atje, herë këtu dhe janë për t’u dënuar, nuk janë gjë e mirë e cila ndodh. Por, është çështje e organeve të Federatës së Futbollit për të ndërmarrë hapat e duhur si dhe të MPB-së për të evituar incidente në ndeshjet sportive”, tha zv.kryeministri i parë, Artan Grubi./Gazeta LAJM