Grubi: Marrëveshjen për kryeministrin shqiptar, do ta konfirmojë edhe pasardhësi i Zaevit (Video)

Zv.kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi, ka thënë se marrëveshja për kryeministrin shqiptar në 100 ditët e fundit të Qeverisë, nuk vihen në pikëpyetje dhe se e njejta do të respektohet edhe nga pasardhësi i kryeministrit Zoran Zaev, i cili ka paralajmëruar dorëheqjen, shkruan gazeta LAJM.

“Është marrëveshje me të cilën jemi dakorduar dhe është çështje e mbyllur, nuk ka asnjë dyshim rreth asaj çështje. 100 ditët e fundit, kryeministër shqiptar i propozuar nga radhët e BDI-së siç qendron në Marrëveshjen e nënshkruar, do të konfirmohet edhe me mandatarin e ri”, tha zv.kryeministri i parë, Artan Grubi./Gazeta LAJM