Grubi ka pranuar dozën e dytë të vaksinës kundër virusit (Video)

Zv.kryeministri Artan Grubi ka pranuar sot dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit, shkruan gazeta LAJM. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes publikimit të njê videoje nga procesi i vaksinimit në profilin e tij në Facebook. Me këtë rast Grubi ka ftuar të gjithë qytetarët që të vaksionohen.

“Sot pranova dozën e dytë të vaksinës anti COVID. Shpreh falënderim ndaj të gjithë mantel bardhëve që po vazhdojnë tu dalin në ndihmë qytetarëve tanë.
Apeloj deri tek të gjithë qytetarët të cilët ende nuk janë regjistruar në faqen e ministrisë së Shëndetësisë www.vakcinacija.mk të regjistrohen sa më parë me qëllim që të krijojmë imunitet kolektiv dhe të shpallim fitore ndaj kësaj pandemisë e me këtë t’i kthehemi jetës”, tha Grubi pas vaksinimit./Gazeta LAJM