Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, sot priti në takim lamtumirës ambasadorin e Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Viorel Stanila.
-Në shenjë falënderimi ambasadorit Stanila i bëra dhuratë një def që është instrument muzikor i traditës sonë folklorike, ka shkruar Grubi në Facebook.
– Advertisement –
Siç kumtoi kabineti i zëvendës kryeministrit, Grubi i shprehu mirënjohje ambasadorit Stanila për angazhimin gjatë mandatit të tij katërvjeçar në Maqedoni të Veriut dhe e përgëzoi për bashkëpunimin e mirë midis Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ambasadës së Rumanisë në vend.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori Stanila diskutuan edhe rreth rëndësisë së mbajtjes së marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore, që janë një vlerë për Republikën e Maqedonisë së Veriut por edhe për rajonin dhe në këtë drejtim u konfirmua se ekziston një atmosferë e mirë në vend për një angazhim edhe më të madh në këtë drejtim dhe mos pengim të rrugëtimit tonë evropian.