Grubi: I bashkohem thirrjes së kryeministrit Rama për drejtësi ndaj katër krerëve të UÇK-së

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Artan Grubi permes një postimi në rrjetin social facebook i bashkohet thirrjes së kryeministrit Rama për drejtësi ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Gjykata Speciale dhe kërkesës për rishikimin e Rezolutës 1782 që të shpallen të pabaza akuzat për trafikim të organeve njerëzore në luftën e Kosovës.
Grubi ka pershendetur fjalimin e kryemnistrit të Shqiperisë Edi Rama ku ky i fundit ne fjalimin e tij në në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës tha se Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK mbahen në burg pa asnjë aktakuzë zyrtare.
“Retrospektivë faktike e historisë së mbarë popujve të Ballkanit, e kapitullit të mbyllur të armiqësive dhe kapitullit të hapur të paqes dhe bashkëpunimit nën udhëheqjen e institucioneve ndërkombëtare, si dhe porosi të fuqishme drejtuar Europës mike nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Fjalë që vunë në dukje vullnetin tonë të palëkundur të partneritetit properëndimor dhe ëndrrën e pashuar të integrimit, por edhe kërkesat tona plotësisht legjitime dhe të drejta kombëtare për Kosovën dhe luftën e saj të drejtë ndaj mbrapështisë ideologjike të një regjimi okupator.
I bashkohem plotësisht thirrjes së tij për drejtësi ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Gjykata Speciale dhe kërkesës për rishikimin e Rezolutës 1782 që të shpallen të pabaza akuzat për trafikim të organeve njerëzore në luftën e Kosovës”, ka shkruar Grubi.
Ndryshe në Këshillin e Europës, Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka kërkuar nga organizmat ndërkombëtare që Kosovën ta shqiptojnë me emërtimin e vet zyrtar, dhe jo “Kosovo”, por Republika e Kosovës.