Nëse keni ndjek mbrëmë fjalimin tim gjatë tubimit në komunën e Sarajit ku shfaqa dilemën se pse duhet të ketë atje zgjedhje, atëherë sonte lirshëm mund të them para jush: Pse duhet në Likovë të kemi zgjedhje pasi që këtu realisht jo që nuk ka kundër kandidat, për këtu ka vetëm zgjidhje, e zgjidhja emrin e ka Erkan Arifi. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi para të pranishmëve gjatë tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Likovës ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Erkan Arifi dhe lista e këshilltarëve, informon GAZETA.MK
“Nuk ka zgjedhje lokale në komunën e Likovës, këtu ka vetëm zgjidhje, e zgjidhja të dashur vëllezër e motra e ka vetëm një emër, Erkan Arivi. Erkan Arifit i qëndrojnë prapa të gjithë, si fishek karikatori siç do të thoshte e Ali Ahmeti, e gjithë Qeveria, i gjithë parlamenti, e gjithë BDI-ja, prandaj ata SUN RIN ME NEVE, se ne e kemi Erkan Arifin,” ka deklaruar Grubi.
Burimi: GAZETA.MK