Zëvendëskryeministri Artan Grubi në rrjetet sociale ka njoftuar se Qeveria sot ka miratuar vendimin për rregullimin e kanalit qarkor në komunën e Haraçinë. Grubi tha se kjo do të kushtojë 66 milionë denarë.
“Më në fund do të rregullohet kanali i ujërave të zeza në komunën e Haraçinës. Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendimin për realizimin e procedurës për furnizim publik për rregullimin e kanalit qarkor në këtë komunë. Investim jashtëzakonisht i rëndësishëm në vlerë prej rreth 66 milionë denarë në shërbim të jetës cilësore të banorëve të Haraçinës”, ka shkruar Grubi.






