Grubi: Bashkëjetesa jonë fetare është themel i zhvillimit të vendit tonë, vlerë që duhet përcjellur brez pas brezi

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes.Grubi në urimin e tij shkruan se bashkëjetesa fetare është themel i zhvillimit progresiv të vendit tonë, ndaj mbi parimet e paqes dhe respektit po ndërtojme të ardhmen europiane.

“Të dashur bashkëqytetarë të besimit ortodoks,

Në këto çaste festive të Krishtlindjeve përcjell deri tek të gjithë ju, urimet më të sinqerta për shëndet, lumturi e begati në vatrat tuaja familjare. Bashkëjetesa jonë fetare është themel i zhvillimit progresiv të vendit tonë, vlerë që duhet përcjellur brez pas brezi nga të gjithë ne.

Mbi parimet universale fetare të paqes, respektit dhe solidaritetit, le të vazhdojmë të veprojmë bashkë për të ardhmen e përbashkët europiane.

Gëzuar Krishtlindjet!” ka shkruaer Grubi.