Gruaja nga Kumanova thotë se është rrahur nga burri i saj

Gjatë pasdites së djeshme një grua 26 vjeçe nga Kumanova ka raportuar në polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj.

“Më datë 20.04.2023, në ora 16:30, një grua 26-vjeçare nga një fshat i Kumanovës ka raportuar se është sulmuar fizikisht në shtëpi nga bashkëshorti i saj N.J. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.