Një grua 52-vjeçare nga Shkupi ka përfunduar në spital pasi është lënduar gjatë hyrjes në ashensor në ndërtesën e RTVM-së.
– Më 03.09.2025, në ora 11:20, në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohri” është raportuar se tek ata është sjellë E.T. (52) nga Shkupi, e cila ka marrë lëndime të rënda trupore gjatë hyrjes në ashensor në ndërtesën e RTVM-së, informuan nga policia.
Për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës.