Gruaja gjendet e mbytur në Shkumbin

Trupi i një gruaje të pajetë është parë në lumin Shkumbin këtë të mërkurë.

Dyshohet se viktima është një banore e zonës dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor. Mbrëmjen e kaluar familjarët kanë denoncuar zhdukjen e saj.

Në zonë kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikës, por e kanë të pamundur të futen në lumë për shkak të prurjeve të shumta si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Pritet që në vendngjarje të vijnë polumbarët nga Tirana.