Gruaja e të dyshuarit për kidnapimin dhe vrasjen e një gruaje në Negotinë të Gostivarit, e ka pranuar fajin për krimin, që kur burri i sajë paraprakisht kishte dhënë deklaratë të rrejshme, në polici.
Me ndihmën e video incizimeve të siguruar nga kamerat e sigurisë dhe me anë të listës së telefonit, u ndriçua vrasja, që tronditi qytetarët e këtushëm.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) doli me incizime dhe detaje lidhur me rastin në fjalë.
Mbrëmë, gruaja u gjetë e vdekur, e varrosur në një gropë në atarin e fshatit Negotinë. Sipas informatave të detajuara, bëhej fjalë për gruan 53 vjeçe me iniciale H.A. nga fshati Raven. Zhdukjen e sajë (tanimë viktimës) e kishte paraqitur në polici, djalë i sajë 34 vjeçar me iniciale J.M., që më datën 9 dhjetor të këtij viti.
“Nga kamerat e sigurisë e kishte parë se dy ditë më parë, pra më 7 dhjetor, ajo kishtë hyrë në veturë të tipit ‘Fiat’ dhe më pastaj ishte zhdukur, madje ishte e paqasshme edhe në telefon. Në të njëjtën deklaratë, djali ka thënë se i dyshuari S.M., natën mes datës 6 dhe 7, kishte hyrë në shtëpinë e tyre kërkonte nëpër dhoma, me ç’rast ishin zhdukur edhe paratë“, thuhet në kumtesën e Policisë së Tetovës (Sektorit për Punë të Brendshme).
(plusinfo)
Lajme Gruaja e vrasësit i pranoi të gjitha, rreth vrasjes në Negotinë të...




