Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Shkup, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më 5 janar 2026, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me dy bashkëshortë, pas një kallëzimi të paraqitur nga një burrë 37-vjeçar. Ai ka deklaruar se më 1 janar 2026, në shtëpinë e tyre familjare në Shkup, pas një konflikti verbal, është sulmuar nga bashkëshortja e tij 33-vjeçare”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Nga MPB bëjnë të ditur se rasti është në fazë dokumentimi dhe se pas përfundimit të procedurave do të parashtrohet kallëzim përkatës.






