Një nënë me një fëmijë në krahë u hodh nga një ndërtesë në Karposh sot rreth orës 14:00. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, ata vdiqën në vend, transmeton Portalb.mk.
Ekipet e policisë janë në vendngjarje dhe po zhvillohet hetim, pas të cilit do të përcaktohet identiteti i të ndjerëve. Edhe Prokuroria konfirmoi se është duke e kryer ekspertizë.
MKD.mk raporton se ka folur me dëshmitarë okularë dhe fqinjë nga ndërtesa ku jetonte gruaja. Ata thonë se ajo është abuzuar nga bashkëshorti i saj, por autoritetet nuk e mbrojtën.





