Gripi sezonal, radhë të gjata nëpër ambulanca

Të qara nga fëmijët, kollitje të vazhdueshme, teshtitje dhe kokë dhimbje. Këto ishin vetëm disa nga simptomat për të cilat ankoheshin pacientët në thuajse të gjitha ambulancat e qytetit. Kjo dëshmon se gripi sezonal ka shtuar numrin e të prekurve ndërkohë, në shkolla dhe çerdhe vërehet mungesë e nxënësve me ditë të tëra. Madje, disa prej nxënësve që takuam në dalje nga ambulanca mbanin plotë receta të ilaçeve.

“Çfarë dhembje ke? Fyti edhe koka pak, prej dje në mbrëmje. Temperaturë a ke pas? Jo. A do të shkosh në shkollë? Ta shoh çka do të më thotë mjeku”.

“Për çka ke ardhë në mjek? Për fytin. A u kontrollove? Jo, tash do të hyj. Sa je tu prit për kontrollë? Gjysëm ore. A kishte shumë njerëz brenda në ambulantë? Po, po, shumë shumë

“Dje kam pas shumë dhembje barku. Në shkollë a ka pas nxënës që kanë munguar? Po, shumë, shumë ka pasur. Shumë ka pas nxënës të sëmurë prej gripit”.

Mungesa e fëmijëve vërehet edhe në çerdhet e vendit. Në çerdhen “Fidani”, siç tregon infermierja Nakije Sejdini, thuajse në çdo grup të fëmijëve mungojnë më shumë se pesë fëmijë.

Nëse vërejmë se ndonjë fëmijë është pak i padisponuar, nëse vërejmë që ka temperaturë, teshitje ose kollitje alarmojmë prindin, pastaj kërkojmë një vërtetim prej mjekut a është shëruar fëmija ose jo, a ka ndonjë ndezje, a ka ndonjë virozë ose bakterie edhe derisa fëmija të shërohet nuk ka të drejtë të vijë në kopsht”-th Nakije Sejdini, infermiere në kopshtin “Fidani”.

Raporti I fundit I Institutit të Shëndetit Publik raportoi për 2.825 raste të reja të prekur nga gripi sezonal ku moshat më të prekura janë prej 15-64 vjeç. Për sezonin 2019-2020 numri total i rasteve me grip është 7,143. Deri më 19 Janar rreth 15,000 persona janë vaksinuar me vaksina komerciale ndërsa mbi 28 mijë persona të tjerë me vaksinat pa pagesë. Mes tjerash, mjekët rekmandojnë që të sëmurët me grip të qëndrojnë në shtëpi, veç nga të tjerët, të përdorin më shumë lëngje, të mbulojnë gojën dhe hundën me faculetë kur kolliten si dhe të evitojnë kontaktet me njerëzit.