Gripi sezonal ka boshatisur shkollat

Thuajse në çdo shkollë mungojnë mbi 15 për qind e numrit të përgjithshëm të nxënësve. Më e rënduar gjendja paraqitet nëpër shkollat fillore, ngaqë edhe mosha e nxënësve filloristë është më e ndjeshme. Drejtuesit e shkollave thonë se që nga fillimi i dhjetorit vazhdimisht mungojnë nga rreth 150 nxënës. Pos nxënësve, në disa Shkolla mungojnë edhe mësimdhënësit.

Përgjithësisht duke e ditur që shkolla jonë numëron 1660 nxënës, prej 64 paraleleve në gjimnazin “Zef Lush Marku” mund të themi se 150-160 nxënës mungojnë. 3:58 Kishte qenë shumë e vështirë të mbahet një lëndë, apo lëndë mësimore nëse mbi 30% e nxënësve mungojnë, për këtë arsye, profesori mund ta shpjegojë një mësim të ri, gjysma e klasës nuk e kanë mësuar fare apo nuk e kanë dëgjuar atë ligjëratë dhe nga ana tjetër ju mbetet që vetë që ta mësojnë atë mësim, dhe ju duhet një kohë më e gjatë. Pastaj kthehet dy herë, apo tre herë e shpjegon mësimin e njëjtë nëse është e nevojshme – tha Ajshe Beqiri, Gjimnazi “Zef Lush Marku” Shkup.

Në shkollën fillore “Penko” në Çair, vetëm gjatë ditës së sotme kanë munguar 6 arsimtarë.

Kemi mjaft fëmijë të sëmurë nga virusi i gripit, në çdo klasë nga tre – katër nxënës mungojnë. Gjithashtu kemi dhe arsimtarë të cilët janë të sëmurë prej gripit. 1:03 Ne i përcjellim edhe të gjitha rekomandimet e ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit, sipas rekomandimeve të tyre ne veprojmë dhe shpresojmë se gripi sezonal do të kalojë – u shpreh Enis Memeti, Drejtor i Sh.f “Petar Zdravskovski Penko” Shkup.

Komisioni për sëmundje ngjitëse nesër do të vendosë nëse mësimi do të ndërpritet për shkak të gripit. Në Klinikën Infektive për momentin qëndrojnë të shtruar 36 pacientë, prej të cilëve një është nën kujdes intensiv. Ndërkohë në Klinikën e Fëmijëve gjithsej qëndrojnë të shtrirë 24 pacientë me grip. Asnjëri prej tyre nuk është brenda rrezikut për jetë./Alsat