Griezmann: Messi më tha se ishte i lënduar kur me ftoi publikisht të Barcelona, por unë refuzova

Mediat spanjolle raportojnë se dyshja nuk kanë raporte të mira dhe për këtë arsye francezi s’është në formën e duhur.

Sidoqoftë, Griezmann ka zbuluar bisedën e parë me Messin, në të cilën argjentinasi i ka thënë se ishte i lënduar kur refuzoi t’i bashkohej për herë të parë.

“Bisedova me Leon kur arrita. Me tha se ishte i lënduar sepse refuzova të vija për herë të parë, sepse kishte bërë komente publike dhe unë thashë jo”.

“Por, me tha se sapo të jem në skuadrën e tij, ai do shkonte deri në vdekje dhe këtë e ndjej çdo ditë”, deklaroi ai.

Ndeshja e radhës për Barcelonën është ndaj Dynamo Kiev, ndeshje në të cilën Messi mungon.