Gresa Pallaska bën thirrje për lutje kolektive

Duke pasur parasysh situatën e jatshëzakonshme me koronavirus, reagimet nga emra të njohur të estradës nuk po mungojnë.

Aktorja Gresa Pallaska ka vendosur që të kërkojë nga qytetarët që të bëjnë lutje kolektive.

”Thirrje për lutje kolektive 🙏Virusi COVID 19 po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, e që zyrtarisht u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë më 11 Mars. Më shumë se 310,000 njerëz🤒 janë infektuar dhe numri i vdekjeve është mbi 13.100 njerëz. Numrat janë në rritje çdo ditë, dhe sëmundja ka prekur pothuajse të gjithë globin. Edhe në Kosovë, sëmundja po përhapet me shpejtësi dhe sot po nga ky virus, humbi jetën një bashkëqytetar i yni.

Andaj, ju ftoj që në këtë kohë frike dhe pasigurie, nga ora 20:00, t’i mbyllim dritat e shtëpive tona dhe të ndezim nga një qiri apo telefonat. Ju lus të bashkoheni me MUA ndërsa lutemi🙏 që t’i përballojmë sfidat e paraqitura nga ky virusi sa më lehtë dhe që ta mposhtim sa më shpejtë💪#Rrinshpi #tëlutemibashkë #COVID19”, ka shkruar Gresa.