Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Notis Mitarachi ka dhënë dorëheqje për arsye që thuhet se janë personale.
Dorëheqja erdhi në një kohë kur shteti grek prej ditësh po lufton me zjarret në male, të cilat kanë shkaktuar evakuimin e mijëra njerëzve nga zona të ndryshme.





