Greqia hap kufijtë me Maqedoninë e Veriut gjatë sezonit turistik

Greqia ka marrë vendim për të hapur kufijtë e saj me vendet fqinjë në periudhën e pushimeve. Kufijtë do të hapen në fillim të sezonit turistik, saktësisht më 14 maj, por për kalimin e kufirit nevojitet vërtetimi i marrjes së vaksinës ose test negativ PCR.