“Greqia dhe Bullgaria duhet të na mbështesin, kanë përfitime nga nisja e negociatave me BE-në”

Në procesin e nisjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, më e natyrshme do të ishte sikur do të ishte mbështetja e fqinjëve, si Greqia dhe Bullgaria.

Kjo, siç deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov duhet të ndodh, edhe për fakton se nga procesi eurointegrues i vendit tonë, interes dhe përfitime kanë që të dy shtetet.

“Mund të na ndihmojnë të gjitha shtetet anëtare. Por situata më natyrore do të jetë, është kur përkrahësit tanë më të mëdhenj, do të jenë pikërisht fqinjët tanë, edhe Greqia, edhe Bullgaria. Sepse ata kanë interes më të madh që tregimi ynë evropian të ketë sukses dhe ata do të kenë përfitim direkt si fqinjë tanë. Sa i përket kontestit të gjatë, dhe gjeneratave të shumta që i humbëm, mendoj se edhe Greqia duhet të jetë njëri nga mbështetësit më të mëdhenj që fuqishëm do të na mbështesë me negociatat qasëse me mbajtjen e seancës së parë ndërqeveritare”, tha Dimitrov, transmeton TV21.

“Nuk duhet të ndalojmë të shpresojmë dhe nuk e kemi luksin të ngremë duart”, ka porositur Dimitrovi, ndërkaq ka njoftuar, se pret kthesë në procesin e integrimit gjatë kryesimit të Portugalisë.