Greqi, vaksinimi kundër Co vid-19 do të jetë vullnetar dhe falas

Qeveria greke prezantoi planin e vaksinimit të qytetarëve për Co vid-19, dhe sikurse njoftoi zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, “vaksinimi do të jetë vullnetar dhe falas”.

Vaksinim vullnetar pasi edhe në Greqi, si në shumë vende të tjera të globit ka skepticizëm në popull, në lidhje me përdorimin e saj.

Fushata pritet të nisë në fund të këtij muaji ose në fund të janarit. Nga fondi i përbashkët i BE, Greqia ka rënë dakord të marrë 25 milionë vaksina.

Ndërkohë, gjatë festave qeveria njoftoi vetëm për lehtësira me pikatore sa i takon blerjeve.

Që nga fillimi i pandemisë Greqia ka regjistruar gjithsej 111,537 raste pozitive me Co vid-19 dhe 2,706 viktima si pasojë e koronavirusit të ri. Vendi aktualisht ka 98,842 raste aktive.